Vetëvendosje për seancën e 24 gushtit: S’është zgjidhje, vetëm zvarritje

Aug 16, 2017 | 22:46
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas caktimit të vazhdimit të seancës konstituive për 24 gusht, duke thënë se PAN me shtyrjen edhe për një javë dëshmon se nuk e ka shumicën dhe e lë të hapur mundësinë që sërish ta braktisin seancën nëse Veseli nuk votohet për kryekuvendar.

vv-kuvend

“Lëvizja Vetëvendosje konsideron se 24 gushti nuk është zgjidhje, por vetëm zvarritje e mëtutjeshme. Seanca e caktuar është pretekst i koalicionit PAN për ta ripërtëritur krizën, duke shantazhuar Kuvendin me votim të Veselit ose me braktisje të sërishme të seancës”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Sipas partisë së Visar Ymerit, insistimi i përfaqësuesve të PAN për datën 24 gusht ndërlidhet me afatin e fundit për dorëzim të listave të kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë kuvendesh komunale, e që skadon më 22 gusht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura