Vetëvendosje padit Hashim Thaçin për tradhti ndaj vendit

Feb 22, 2018 | 11:12
SHPËRNDAJE

Deputetja Albulena Haxhiu ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje, pak para seancës për Demarkacionin, ka dërguar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj Presidentit Hashim Thaçi, pasi LVV e konsideron tradhti ndaj vendit nënshkrimi i marrëveshjes së Demarkacionit.

albulena haxhiu

Sot ne subjekt kemi deponuar një kallëzim penal në prokurorinë speciale ndaj Hashim Thaçi me vepër penale tradhtia ndaj vendit.

Ajo ka treguar se deri më tani, VV s’ka mundur ta padis Presidentin sepse kur në 2015 e kishte nënshkruar marrëveshjen si Ministër i Jashtëm, por, me  por me marrëveshjen e nënshkruar së fundmi ku, sipas Haxhiut,  Kulla e Zhlepit dhe Cakorri mbesin jashtë Kosovës, Thaçi, si president, ka bërë tradhti ndaj vendit”.

Ndërsa, pas pak pritet të mbahet seanca në të cilën do të shqyrtohet dhe do hidhet në votim projektligji për Demarkacioinin.

Demarkacioni u dërgua në Kuvend, pasi presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi u morën vesh që me anë të një aneks-marrëveshjeje të jetë i mundshëm korrigjimi i vijave kufitare edhe pas ratifikimit.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave

Për shkak të refuzimeve të ashpra të opozitës së atëhershme që përbëhej nga VV, AAK dhe Nisma, si dhe në mungesë të votave të disa prej deputetëve të LDK’së, Demarkacioni tash e tri vjet nuk ka kaluar në Kuvend. /Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura