Vetëvendosja, e bindur: Qeveria formohet brenda pak javëve

SHPËRNDAJE

LVV-ja dhe LDK-ja kanë zhvilluar takimin e pestë në kuadër të grupeve punuese dje, me ç’rast pas takimit është thënë se dy palët kanë arritur pajtueshmëri pothuajse 100 për qind në temat që i përkasin arsimit dhe shëndetësisë, shkruan sot gazeta Zëri.

Kurti-600x360

Negociatat për krijimin e Qeverisë së re do të përfundojnë brenda 10-14 ditëve.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas një takimi të zhvilluar dje me përfaqësuesit e LDK-së.

Konjufca me këtë rast ka thënë se takimi i pestë i zhvilluar mes grupeve punuese të të dyja partive ka rezultuar me pajtueshmërinë më të madhe, duke e krahasuar me të gjitha takimet e mëparshme.

Në temat e diskutuara rreth arsimit e shëndetësisë, siç është thënë pas takimit të së hënës, ka pasur dakordim pothuajse 100 për qind mes palëve.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.