Vetëvendosja anulon tubimin e 28 nëntorit: Energjitë tona do përqendrohen tek tërmeti

Nov 26, 2019 | 18:43
SHPËRNDAJE

abin kurtiLëvizja Vetëvendosja me qendër në Shqipëri ka njoftuar anulimin e “Marshimit për Bashkim”, të programuar ditën e mërkurën më datë 28 Nëntor.

Kjo lëvizje bën me dije se aktivistët e saj janë të angazhuar me ndihma ndaj qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe të gjitha energjitë do të përqendrohen në këtë drejtim.

“Nisur nga situata emergjente e krijuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri njofton se ka anuluar Marshimin për Bashkim që do të mbahej ditën e 28 Nëntorit në Tiranë.

Aktivistët e Qendrës janë duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e Shqipërisë të dëmtuar nga tërmeti dhe të gjitha energjitë tona në ditët në vijim do të përqendrohen në këtë drejtim.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen tonë për viktimat e tërmetit, ftojmë të gjithë shqiptarët që të solidarizohen e t’u qëndrojnë pranë familjarëve të viktimave, të plagosurve dhe të gjithë atyre që kanë nevoja urgjente. Të bashkuar tani dhe kurdoherë! Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri” thekson Lëvizja Vetëvendosje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura