Vetëvarja e 13-vjeçarit për një video në Tik Tok/ Ministrja e Arsimit: Prindërit as i kontrollojnë fëmijët çfarë informacionesh marrin e ku aksesojnë

Nov 22, 2021 | 11:18
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në një dalje për mediat, teksa u pyet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Lushnje pak ditë më parë, ku një 13-vjeçar i dha fund jetës për shkak të një videoje në Tik Tok, ka ngarkuar me përgjegjësi edhe prindërit të cilët sipas saj nuk i kontrollojnë fëmijët se çfarë shohin në telefon.

Për të parandaluar raste të tilla, Kushi tha se përgjegjësi ka si familja, ashtu edhe shoqëria dhe institucionet arsimore.

Së bashku jo vetëm mësuesit, punonjësit psiko-sociale padyshim edhe familja edhe e gjithë shoqëria.

Jemi dëshmitarë të rasteve kur prindërit i lejojnë fëmijët që të rrinë me orë të gjata e as i kontrollojnë ku cfarë informacionesh marrin e ku aksesojnë, ndaj them që përgjegjësia është e jona e të gjithëve.

Unë kam bërë një ftesë publike që të hapim një debat të gjerë që cfarë duhet të bëjë gjithësecili që të mos dëmtojmë as shëndetin as të ardhmen e fëmijëve tanë por të hartojmë strategji politika si ti kemi sa më të shëndetshëm“, deklaroi ministrja e Arsimit.

Kujtojmë që ngjarja tragjike është regjistruar pasditen e së shtunës në fshatin Golem të Lushnjës.

Fëmija Arjet Sulovari u gjet i vetëvarur nga prindërit e tij, të cilët e dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ishte tepër vonë për të. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për të bërë një video për rrjetin social “TikTok”, ku djali ishte tejet aktiv në këtë rrjet dhe në rrjete të tjera sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura