Vetëvaret babai i tre fëmijëve, OSHEE i rilidh energjinë pas vdekjes

Dec 14, 2015 | 9:03
SHPËRNDAJE

Një babai tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në një pemë pranë banesës ku jetonte në kushte të mjerueshme.

VetevaretFluturim Cuku, 41 vjeç banues në fshatin Sutaj të Prrenjasit,  është gjetur i pajetë nga familjarët e tij i varur në një pemë jo shumë larg banesës.

Shkak mendohet të kenë qenë kushtet tejet të  vështira ekonomike në të cilën jeton familja e tij. Burime zyrtare nga bashkia e Prrenjasit  bënë me dije se shtetasi  Fluturim Cuku  prej kohësh rezultonte i papunë dhe jetonte me borxhe.

Situata në familjen e tij ishte përkeqësuar së tepërmi  edhe për shkak se dy familjarë të tij, nëna dhe bashkëshortja janë të sëmura.

Familja Cuku ishte debitore edhe ndaj OSHSEE Librazhd, e cila për shkak të moslikujdimit të faturave të shumta ai kishte ndërprerë prej disa muajsh edhe furnizimim me energji.

Me gjithë përpjekjet e pafundme për të siguruar mbijetesën e familjes, Cuku nuk ka gjetur as mbështetjen më minimale.

Energjia në familjen Cuku është rikthyer vetëm pas vetëflijimit të tij me këmbënguljen e kryetares së bashkisë Prrenjas, Miranda Rira, e cila ka garantuar likuidimin e debisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura