Vetëm rroga mban Sedorfin larg Shqipërisë, i premtoi Dukës “intervista psikologjike”

Jul 6, 2017 | 11:32
SHPËRNDAJE

Klarens Sedorf është emri që tërheq më shumë presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe marrëveshja do të ishte mbyllur nëse holandezi nuk do të kishte kërkesa financiare aq të larta. Ndër të gjithë kandidatët me të cilët Duka ka diskutuar së fundmi, Sedorf ka qenë ai që ka shfaqur pretendimet më të mëdha në aspektin financiar, duke kaluar ndjeshëm buxhetin e parashikuar nga kreu i FSHF-së për trajnerin e ri.

Sedorf

“Panorama Sport” ka zbuluar që Sedorf i ka shpjeguar Dukës se me emërimin e tij, Kombëtarja shqiptare do të ndërronte plotësisht si mënyrën e lojës, ashtu edhe mënyrën se si do të përgatiste ndeshjen. “Do t’ju largoj nga katenaçio italiane. Do të bëj diçka që nuk e ka bërë asnjë trajner më parë”, mësohet të kenë qenë fjalët e holandezit.

sedorf

“Do të shkoj t’i takoj një nga një të gjithë futbollistët e Kombëtares, një lloj interviste me secilin për të parë sesa janë gati nga ana psikologjike për të luajtur në nivele të tilla”, ishte shpjegimi i Sedorfit për mënyrën e re të administrimit të Kombëtares, nëpërmjet të cilës kërkonte të justifikonte kërkesat e larta ekonomike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura