“Vetëm pleqtë ta varin”, Bleona Qerreti sherr me ndjekësit në rrjetet sociale! Shpërthen në ofendime: O idiote, ik zhduku! Injoranca s’ka kufi

Sep 16, 2023 | 14:01
SHPËRNDAJE

Bleona Qerreti prej kohësh po i mungon ekraneve tona. Këngëtarja ka zgjedhur të fokusohet tek angazhimet e saj që po zhvillon në SHBA, duke zgjedhur mos të ndajë shumë detaje me publikun tonë.

bleona6

Megjithatë, në rrjetet sociale, vijon të jetë provokuese në postimet që bën. Por natyrisht si thuajse në çdo profil të famshmish, edhe tek Bleona, gjuha e ashpër e komentuesve nuk mungon. Në “Instagram” Bleona ka ndarë me mijëra ndjekësit disa fotografi ku shfaqet mjaft elegante dhe seksi.

bleona3

Fotot e realizuara në një dhomë hoteli, ku shfaqet e shtrirë në krevat teksa lexon një gazetë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente. Ndërkohë pranë saj qëndron një zonjë që i mban gotën e shampanjës dhe dikush tjetër që i vesh këpucët.

“Se kush ja var më kësaj tani, besoj vetëm pleqtë se në atë kategori është futur kjo”, i ka shkruar dikush.

bleona4

Këtë koment këngëtarja e ka lexuar dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë.

“Po ti pse ma var shtrohet pyetja? Se këtu as nuk komenton dot nëse nuk më ndjek. Ik tani bëj unfollow dhe shijo këto vite që të kanë ngelë pa u shqetësuar për mua”, i shkruan Bleona.

belona

Ndërsa një tjetër i shkroi: “Pse perbuz ate te shkrete…? S’kam fjal kategori e ulet”, por këngëtarja shpërtheu në ofendime “O IDOTE- eshte room service I hotelit Po INJORNACA NUK KA KUFI – IK ZHDUKU QE KETU!!!”

bleona1

bleona5 bleona bleona2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura