Vetëm pak muaj pas martesës, nis kriza! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, sa mundësi ka që çifti të jetë drejt divorcit?

Oct 6, 2022 | 13:09
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Kanë kaluar disa muaj që kur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thanë “po” dy herë. Pas dasmës sekrete në Las Vegas në korrik, në gusht ata realizuan një dasmë madhështore në Georgia para miqve, të afërmve dhe disa yjeve.

jennifer-lopez-before-breaking-up-with-ben-affleck

Ben dhe Jennifer, të cilët përmbushën ëndrrën e tyre të dashurisë njëzet vjet pas ndarjes- ata u ndanë në vitin 2004, pas dy vitesh fejesë, dhe një hap larg altarit – dukej se ishin në qiellin e shtatë. Por tani ka ardhur lajmi që askush nuk e priste: Bennifer 2.0 tashmë janë në prag të divorcit. Kjo u zbulua nga ‘Radar Online’, duke rindërtuar fazat e krizës.

Duket se dy yjet e kanë përjetuar me shumë vështirësi rikthimin në normalitet, pas tri ditëve të festës së dasmës në Georgia. Por tani pakënaqësia raportohet se ka rezultuar në një grindje të madhe që thuhet se ka shënuar një pikë pa kthim. Shkaqet e përplasjes? E para: Affleck-u është i lodhur nga lidhja e tepruar e gruas së tij me punën: “Ben po e kupton se Jennifer është e orientuar drejt karrierës si kurrë më parë,” zbuloi një burim i brendshëm pranë aktorit.

Marrëdhënia ka filluar të anojë kur Jennifer, pas martesës, kishte vendosur të qëndronte në Evropë për punë: “Për të ishte një kambanë e madhe alarmi”.

Plus, Ben nuk e duron dot sjelljen e bashkëshortes së tij, ajo drejton gishtin drejt tij dhe i bërtet:“Para dasmës, Jennifer dha një performancë të denjë për Oscar për Benin, duke u shtirur si gruaja e ardhshme perfekte dhe e përshtatshme.”, vazhdon burimi. “Ben vendosi të martohej me të i verbuar nga dashuria e saj, por ai nuk e kuptoi se në çfarë telashe po hynte”.

JLo nga ana e saj nuk do ta pranonte faktin që i shoqi nisi sërish duhanin pas dasmës. “Jennifer e urren duhanin. Nuk mund të jesh pranë saj nëse nuk kujdesesh për trupin tënd. Nuk mund të pini as alkool dhe sigurisht as duhan.”

Nëse vërtet gjërat do të shkojnë deri te divorci, për Affleck-un do të ishte i dyti – pas ndarjes nga Jennifer Garner, nëna e tre fëmijëve të tij – për JLo-në do ishte i katërti. Ylli i popit përpara rikthimit me Ben kishte në fakt një jetë romantike plot ngjarje, e përbërë nga tre martesa që përfunduan keq: me kamarierin kuban Ojani Noa nga viti 1997 deri në 1998; me balerinin Cris Judd nga viti 2001 deri në 2003; më në fund nga viti 2004 deri në 2014 me kolegun e saj Marc Anthony , me të cilin ka binjakët Emme dhe Max .

Më pas, në vitin 2019, ajo u fejua zyrtarisht me Alex Rodriguez. Të dy ishin një hap larg altarit (duket se kishin planifikuar një ceremoni shumë luksoze) kur në mars 2021, çuditërisht, u ndanë. Më pas, në verën e vitit 2021, kthesa përrallore: kthimi i ‘Bennifers’. Kurorëzuar muajt e fundit nga dy dasma . A është e mundur që përralla tashmë ka përfunduar (keq)? Për ta zbuluar, na mbetet vetëm të presim lajme të reja.

Ndërkohë mood-i i fansave të çiftit pas raportimeve të fundit:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura