Vetëm pak javë pas ndarjes, modelja duket mahnitëse e veshur me bikini teksa feston 22-vjetorin

Aug 25, 2020 | 12:33
SHPËRNDAJE

d9f7193b-0eb0-4f62-82f4-13a48b649668

Sofia Richie i ka treguar ish të dashurit të saj Scott Disick pikërisht atë që i mungon teksa festoi 22-vjetorin larg tij, e veshur me bikini, raporton “Mirror”.

Kështu, ajo vërtetoi se ishte me të vërtetë mirë pas ndarjes nga Scott Disick.

Supermodelja dhe e bija e muzikantit Lionel Richie festoi nën rrezet e diellit gjatë fundjavës, pasi u largua me një avion privat së bashku me miqtë e saj drejt një destinacioni ekzotik.

Duket se Sofia e ka shijuar shumë këtë festë edhe pse single, pas ndarjes nga Scott, 37 vjeç, pasi ishte ajo që i dha fund marrëdhënies.
Për t’i treguar Scott saktësisht se çfarë ka humbur, ylli u shfaq e veshur me bikini teksa kërvcente.

Sofia kishte vënë një kapelë për të mbrojtur fytyrën nga dielli dhe pozoi për disa selfie, të cilat i ndau në Instagram.
Ata filluan të dilnin bashkë në vitin 2017 dhe për shkak të lodhjes nga dallimet mes tyre, marrëdhënia mori fund.

Sidoqoftë, diferenca prej 16 vitesh mes të dyve duket se ka ndikuar shumë, raporton “TMZ”.

Scott ka 3 fëmijë me ish-partneren, Kourtney Kardashian.

Për më tepër, fëmija më i madh i Scott, Mason, 10 vjeç, është vetëm 11 vite më i vogël se Sofia.

Lajmet për ndarjen e tyre u përhapën pasi Scott flirtoi me Kourtney nëpërmjet disa komenteve në Instagram.

Thashethemet se Scott dhe Kourtney janë rikthyer bashkë kanë qarkulluar që në muajin prill.

23f6bd5e-aa4c-411b-a9b3-b66e073cab75 9b80422b-108f-4cf4-ae5f-e5db5073b163 34644294-7384-473b-a640-dfbc7c2611df caa76d52-ff80-42f5-9bd5-662457f3ec2c bf194991-bcec-4376-9ec4-20b55a8f4738 ca3cc5dc-b766-4ec7-9e9f-2d849ac3991c 6432369e-9e03-410f-b367-64763976faee f977c3ae-30dd-4110-bff0-4560aec5e853 e5f445ca-0152-4e3f-9b4b-2c2178fc7ec0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura