Vetëm një minutë në fushën e lojës, Ergys Kaçe tund rrjetën në Greqi

Dec 5, 2020 | 18:10
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Arisit, ndaj Atromitos.

kACE aRIS

Korçari u fut në fushë në minutën e 60’, kur rezultati ishte 2-0 në favor të Atromitos dhe pas vetëm një minute në fushë, shqiptari e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij.

Mbrojtësi i Atromitos, Golvao bën një gabim në largimin e topit, përfiton Silva i Aris, i cili shkëputet bukur  në të majtë, kroson në zonë aty ku ndodhej Kaçe, i cili gjuan fortë dhe p[asi topi përplaset në traversë përfundon në fundin e rrjetës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura