“Vetëm kemi qarë…”, Fatma tregon se si ja dha Alfios lajmin që do bëhen prindër

Nov 15, 2019 | 12:05
SHPËRNDAJE

Moderatorja simpatike Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotai së shpejt do të bëhen prindër të një djali.

Në ftuar në ‘Pasditja ime’, Fatma ka treguar momentin kur i dha lajmin e bukur së do të bëhen prindër.

Meqë sipas moderatores, është e vështirë që Alfion ta nxjerësh nga kuzhina kështuqë Fatma e kishte trembur pak duke i thënë se ishte e sëmurë.

“I thashë Alflios hajde në shtëpi se nuk jam fare mirë dhe do duhet të më çosh në spital. Vjen super shpejt, është e pamundur t’a nxjerrësh nga kuzhina, i bllokohej fryma kur hapi derën. Unë i kisha përgatitur një kuti të vogël me ekon, këpucët e bebit, kur pash Alfion që po qante, nga ajo javë e javët e tjera vetëm kemi qarë”, tregoi moderatorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura