“Vetëm bifteku i ministreve kushton sa ushqimet e një muaji”- Berisha në Kuvend: Po të dhënat e patronazhistëve, Irani i nxori?! Rama t’i kërkojë NATO-s…

Oct 6, 2022 | 14:13
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ironizoi qeverinë për shpenzimet e luksit. Ai u shpreh se me biftekun e ministreve te restoranti Nusret do të mbuloheshin shpenzimet për ushqime për një muaj për një familje në vend.

Capture

Ai vijoi duke thënë se me paratë e udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama do të ndërtoheshin 21 shtëpi për familjet e pastreha.

Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama për të dhënat e nxjerra në shesh nga patronazhistët duke i kërkuar atij të zbatojë të njëjtën masë që ka paralajmëruar për sulmin e Iranit.

“Vetëm bifteku i ministreve kushton sa ushqimet e një muaji për atë familje. Vetëm më udhëtimet e Edi Ramës mund të ndërtoheshin të paktën 21 banesa. Çfarë pashë tjetër unë aty? Pashë gjëra që nuk i imagjinoja. Takova Katrinën. Motrën e Martinit. Nuk ka qeli në botë, nuk mund të gjesh një vend banimi si çadra e saj. Megjithatë dilte çdo ditë në punë si infermiere.

Kunata e saj kishte vuajtur 40 ditë nga COVID. Asnjë ndihmë sepse paratë vidheshin në Ministrinë e Shëndetësisë. Ministresha bashkë me… Edi Rama tha Martini burrë nuk është. Për vete u mbyll tre javë në Surrel dhe nuk dilte nga shtëpia ne na la këtu duket vuajtur. Më tutje është kisha e Kepit të Rodonit. Kishë historike

. Çfarë patët me kishat dhe xhamitë. Janë me dhjetëra kisha dhe xhami që ia keni bërë energjinë me aq lekë. Thotë që do i kërkojë NATO-s që të heqë artikullin e pestë të NATO-s. Ta kërkojë njëherë për të dhënat që nxorën patronazhistët. Kush i nxori ato të dhëna? Irani i nxori?”, deklaroi Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura