Vetëm 12 orët e para pas tërmetit, 1700 thirrje për ndihmë: Alo, alo këtu është shkatërruar gjithçka

Dec 2, 2019 | 12:27
SHPËRNDAJE

urgjenca

Gjatë gjithë kësaj javës të pazakontë që kaluan të gjithë shqiptarët, pas tërmetit të 26 nëntorit, ata që kanë qenë në krye të detyrës janë personeli shëndetësor dhe në veçanti ai i Urgjencës Kombëtare Mjekësore. Ka qenë kjo njësi shëndetësore, e cila ka pritur që në momentet e rënies së tërmetit dhe në vazhdimësi të gjitha thirrjet e qytetarëve për ndihmë, por nga ana tjetër ka insistuar edhe me ambulanca, mjekë nëpër zonat e prekura dhe jo vetëm. 

“Qe nga ora 3:50 kur ndodhi termeti, ne oren 4 isha vete ketu dhe mjaftoi nje sms permes whatsapp ne grupin qe ne kemi dhe ne 30 min u mblodhen 15 ekipe. Me lajmet e marra identifikuam ku kishin rene pallatet dhe ne keto vende u vendosen 2-3 autoambulanca. Shume njerez ne krize paniku kishin nevoje per mbeshtetje. Telefonatat me te shumta ishin nga Durresi e Tirana. Ne momentin e pare kishte me shume nga Tirana. Kishim 1700 thirrje 12 oreshin e pare te dates 26.

Nuk ishin shume te qarta se kush merrte nga vendi ku kishte me shume deme thonin qe ketu eshte shkaterruar cdo gje, ka rene pallati, ka njerez ne rrenoja. Ne i merrnim serish ne telefon dhe sa mundem ti qetesonim i kerkonim informacione me shume ku ndodheshin saktesisht”, tha drejtori ne Wake Up.

Tashmë ata janë në një gjendje gatishmërie edhe si pasojë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura