Vetëm 1 ditë në krye të Spanjës, Hierro: Nuk kam pasur kohë, por në fushë do shihni të njëjtin ekip

Jun 14, 2018 | 20:16
SHPËRNDAJE

Trajneri më i ri i Spanjës, Fernando Hierro, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së madhe me Portugalinë, e cila nis nesër nga ora 20:00. Ai shprehet se është e vërtetë që ka pasur pak kohë për këtë sfidë, por nga ana tjetër njerëzit do shohin të njëjtën Spanjë në fushë.

hierro

“Është e vërtetë që kemi pak kohë për të përgatitur ndeshjen ndaj Portugalisë, por në këtë moment e kemi të qartë se çfarë duam të arrijmë nga kjo ndeshje. Do të shohim në fushë të njëjtën Spanjë të vjetër, kjo gjë nuk ndryshon. Do jemi ata që do sulmojmë dhe do kemi iniciativën në fushë. Portugalia është një ekip i madh, dhe kampion europe. Nesër kemi një finale, pastaj kemi edhe dy të tjera ndaj Marokut dhe Iranit” – deklaroi Hierro.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura