Vetëm 0,6 sekonda! Botas triumfon në Austri, Fetel vazhdon shkëputjen nga Hemilton

Jul 9, 2017 | 16:33
SHPËRNDAJE

Valteri Botas arriti t’i bënte ballë sulmeve të Sebastian Fetel për të siguruar fitoren e tij të dytë në karrierën në Formula 1, falë triumfit në Çmimin e Madh të Austrisë. Piloti i Mercedes, i rezistoi mjaft mirë gjermanit të Ferrarit për të siguruar këtë sukses me vetëm 6/10 e sekondës.

422B600300000578-4679446-image-a-38_1499608640187

Fetel çoi në 20 pikë diferencën e pikëve në kryesimin e Botërorit nga Luis Hemilton, i cili arrit të rikuperonte nga pozicioni i 8 nën nisje për të siguruar vendin e 4-t në këtë garë, me Riçiardon që plotësoi vendin e 3-të në podium.

422B70E200000578-4679446-image-a-68_1499609397288

Botas bëri një nisje spektakolare të garës duke i shkëputur pa probleme që në kthesën e parë ndaj Fetel, aq sa për të filloi një hetim se mos kishte bërë gabim në start duke u nisur para kohe. Pas rreth 20- xhirosh atij iu komunikua se nuk kishte asnjë lloj pasojë për nisjen e tij, periudhë gjatë të cilës ai kishte krijuar një distancë prej 7,6 sekonda ndaj Ferrarit që e ndiqte.

422B57F100000578-4679446-image-a-67_1499609135819

Finlandezi hyri në bokse vetëm në xhiron e 41, ndërsa kur doli prej saj kishte vetëm 2,5 sekonda diferencë nga Fetel. Ky i fundit shkurtoi distancën aq sa të mund të  përdorte edhe DRS, por nuk ishte asnjëherë në gjendje të kalonte pilotin e Mercedes i cili preu i pari finishin.

f1 pilotet

Riçiardo siguroi vendin në podium falë një nisjeje shumë agresive të garës, kur kaloi Raikonen për të zënë vendin e ferraristit, pozicion që do ta ruante deri në fund. Raikonen më pas gaboi edhe në strategjinë e ndërrimit të gomave, duke përfunduar garën pas krahëve të Hemilton.

f1 konstruktoret

Në zonën e pikëve përfunduan edhe Groszhan, Perez, Okon, Masa dhe Stroll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura