Denoncoi vlerësuesit e dehur të përmbytjeve, vetëhelmohet. Djali: Shkak, stresi, askush s’po na ndihmonte (FOTO/VIDEO)

Mar 7, 2015 | 8:39
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Tenton t’i jape fund jetes pas takimit me kryekomunarin e Novoseles, tek i cili u ankua se vleresuesit e demeve nuk kane shkuar ne banesen e saj te permbytur nga vershimi i ujerav ete Vjoses.
Sipas djalit të saj, Ledio Miho, e ëma, Dhurata Miho, është vetëhelmuar pasi ka pirë një sasi ilaçesh, qetësues. Ajo është dërguar në spitalin e Vlorës ku po merr mjekimin, por mesohet se ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Dhurata Miho në spitalin e Vlores

Sipas Ledios, mamanë ai e ka gjetur të shtrirë në shtrat me një pako ilaçe, qetësuse në dorë, të cilat i kishte pirë të gjitha. “Ishte shtrirë dhe nuk fliste dot më. E mora dhe e çova në spital”,- është shprehur djali i Dhurata Mihos, për korespondentin e Panorama Online.


Dhurata Miho dhe djali i saj

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. Paraditen e sotme, Dhurata ka qenë së bashku me djalin e saj në Komunë, dhe ka debatuar me kryetarin e komunës së Novoselës, përse në shtëpinë e saj nuk kanë ardhur më vlerësuesit e dëmeve të përmbytjeve. Ajo ka kërkuar ndihma si një nga të prekurat e përmbytjeve të kohëve të fundit që përfshinë vendin. 

Debatin mes Mihos dhe kryetarit të komunës e ka konfirmuar djali i saj, Ledio, i cili, siç raporton korespondenti ynë në Vlorë, ka qenë i pranishëm në takim.


Ilacet qe kishte pire Dhurata

Mësohet se nga kryetari, Dhurata ka marrë përgjigjen se specialistët janë ende në terren, ndërsa i është thënë se vlerësuesit kur kanë ardhur në shtëpinë e Dhuratës, nuk e kanë gjetur atë në shtëpi.

Dhurata Miho

Miho është banorja e fshatit Fitore e cila denoncoi grupin e specialistëve të vlerësimit të dëmeve të cilët u dehën me pije alkoolike teksa punonin për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Sipas saj grupi i vlerësuesve që u paraqit në banesën e saj nuk ishte në gjendje të kthjellët, por të dehur, me birra në dorë dhe nuk dinin se cfarë flisin. 

Kryeplaku i fshatit, Pellumb Troka, i denoncuar se u deh me birra

Denoncoi komisionerët e dehur, banorja ende pa asnjë ndihmë
Gazeta Panorama, më 28 Shkurt botoi artikullin që tregonte se banorja e fshatit Fitore që denoncoi komisionerët e dehur në komunën e Novoselës ende pas tri javësh nuk ka marrë asnjë ndihmë.
Dhurata Miho, shtëpia e së cilës është shndërruar në të pabanueshme si pasojë e përmbytjeve, tha për Panorama se prej ditës së denoncimit publik nuk ka parë asnjë vlerësues dëmesh në shtëpinë e saj. Ajo theksoi se është ankuar disa herë, por ndonëse fillimisht e kanë pritur, duke i premtuar se shumë shpejt do të zgjidhej shqetësimi i saj, realisht nuk ka ndodhur asgjë.
“Të nesërmen e ditës kur denoncova komisionerët e dehur shkova te kryetari i komunës, Kanan Shakaj. Më tha të mos shqetësohesha se ekspertët do të vinin, por deri sot askush nuk ka parë se çfarë dëmesh më janë shkaktuar dhe në ç’gjendje është shtëpia ime. Më vonë nuk më priti më”.
Në ditët e para të shkurtit, kur Novosela u përmbyt nga vërshimi i lumit Vjosë, fshati Fitore pësoi dëmet më të mëdha. Banorja Dhurata Miho denoncoi faktin që grupi i ekspertëve nuk po vlerësonte siç duhej shtëpitë e përmbytura. Më pas “News 24” i konstatoi ekspertët me shishe birre në duar gjatë orarit të punës, duke sjellë shkarkimin e tyre nga Ministria e Bujqësisë.

Banesa e Mihos ne ditet e para te permbytjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura