Vetëhelmohet 30-vjeçari, zbulohet letra e lamtumirës që iu gjet pranë trupit

Feb 9, 2016 | 14:20
SHPËRNDAJE

Policia e Beratit bën me dije se një person, është gjetur i helmuar dhe i pajetë poshtë Urës së Kozares, në Kuçovë.

Ngjarja ka ndodhur sot, kur rreth orës 11:15, kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët kanë njoftuar forcat e rendit se poshtë Urës së Kozares, kishte një trup të pajetë.

policia-620x330

Nga veprime e para hetimore rezultoi se trupi i përket shtetasit K.M, 30 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kozare, Kuçovë.

Dyshohet se shtetasi K.M është vetëhelmuar, pasi me vete i është gjetur një letër në të cilën shpreh aktin e kryer.

“Më fal për veprimin që po kryej” kanë qenë rreshtat e shkruar nga i riu në letrën që i është gjetur pranë trupit, por nuk dihen motivet që e kanë shtyrë drejt këtij akti.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat po merren me zbardhjen e rethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura