Vetëdorëzohet në Prokurori ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas

Feb 23, 2021 | 18:48
SHPËRNDAJE

Ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov është vetëdorëzuar para pak minutash në Prokurori.

auto_Mijallkov-ia-780x470-1-750x4301614004646

Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe për këtë është vetëizoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit.

Ai tha se është paraqitur vetë në Prokurori për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë për të.

Po ashtu ai kërkoji falje të gjithëve për rrëmujën e krijuar në këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit.

Mijallkovi tha se, ashtu siç kishte prononcuar edhe më herët, stili i tij nuk është ai i arratisjeve prandaj nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura