Vetë kryeson listën, po kush e merr titullin mashkulli më i pashëm në botë sipas Brad Pitt

Sep 22, 2022 | 23:49
SHPËRNDAJE

Shumë do të thonin se Brad Pitt është një nga meshkujt më të pashëm në botë, por atij i është bërë pikërisht kjo pyetje dhe ka emëruar dy aktorë të tjerë.

Pitt u pyet se cilët mendon se janë meshkujt më të pashëm në botë, duke zgjedhur një emër nga e kaluara dhe një nga e tashmja.

Kjo ishte gjatë një interviste për Vogue dhe ai filloi duke zgjedhur një aktor nga e kaluara.

“Ju e dini se në botën e aktrimit, sepse është puna ime e përditshme, është Paul Newman, sepse ai u plak me kaq hijeshi,” tha Pitt.

Duke folur për emrat më modernë, ai zgjodhi një aktor me të cilin ka punuar në disa filma.

“Nëse do të emëroja dikë të pranishëm, duhet ta emëroja atë George Clooney, pse jo?” tha ai.

Brad Pitt aktualisht është i angazhuar në një betejë ligjore me ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie. Ndërsa, disa ditë më parë ai u përfol për një lidhje me Emily Ratajkowskisi, e cila është ndarë nga bashkëshorti i saj Sebastian Bear-Mcclard me të cilin ishte e martuar që nga viti 2018 dhe me të cilin ka edhe një fëmijë. Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta, pasi nuk ka ende asnjë reagim nga ana e Pitt dhe modeles.

Të dy kanë dalë nga lidhje shumë të gjata, aktori me Angelina Jolie e modelja me Sebastian Bear-Mcclard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura