Vesino, njeriu i derbeve: Milani më sjell gjithmonë fat

Feb 10, 2020 | 9:16
SHPËRNDAJE

Matias Vesino, autor i golit të barazimit të përkohshëm për Interin në derbin e fituar 4-2 kundër Milanit, ka folur për mikrofonat e klubit pas përfundimit të 90 minutave.

Vecino-e1523529936991

“Në pjesën e dytë patëm menjëherë shansin për të ngushtuar diferencën 2-1. U treguam agresivë dhe e drejtuam ndeshjen në favorin tonë. Unë e përjetoj gjithmonë derbin në mënyrë shumë të veçantë: nuk e di përse, por ndiej diçka që më shtyn të jap më shumë. Deri tani, në përballjet kundër Milanit kam pasur fat. Shpresoj që të vazhdojë kështu”. Përtej golit, mesfushori uruguaian i dha shumë skuadrës, si në fazën mbrojtëse, po ashtu edhe në inkursionet në sulm. “Nëse ndihem njeriu i fateve të këtij Interi? Kur po luhet një ndeshje e veçantë, mendoj se mund të ndodhë. Ndeshjet e mëdha më krijojnë gjithmonë një efekt pozitiv”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura