Vështirësohet qarkullimi/ Policia kthen të gjitha mjetet që lëvizin në rrugën e Arbërit, shkak reshjet e dendura të dëborës

Jan 21, 2022 | 16:15
SHPËRNDAJE

Të gjitha automjetet të cilat po lëvizin në rrugën e Arbrit janë kthyer nga policia. Burime për “Panorama.al” nga Emergjencat Civile bëjnë të ditur se shkak janë bërë reshjet e dendura të dëborës, që kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

rruga e arberit

Me heret u raportua se nga reshjet e rëna gjatë natës, në të gjithë qarkun e Dibrës, trashësia e borës ka arritur deri në 40 cm në zonat e thella malore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije më 21 janar se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta, Rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Kjo pasi kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura