Vështirësi uljeje në Rinas, 40 minuta panik te avioni i Kombëtares

Oct 7, 2017 | 13:03
SHPËRNDAJE

Shqipëria u mund dje në transfertë ndaj Spanjës me rezultatin 3-0, por ky nuk ka qënë problemi i vetëm për kuqezinjtë. Gjatë kthimit për në Shqipëri me avionin çarter, ku ndodheshin stafi së bashku me futbollistët si dhe një grup biznesmenësh dhe mbështetës së Kombëtares ka pasur disa momente paniku.

Shqiperia

 Avioni nuk ka mundur të ulej në orar në aeroportin e Rinasit, për shkak të motit të keq dhe për më shumë se 40 minuta është detyruar të qëndrojë në ajër. Çarteri i kuqezinjve, u ul në Shqipëri në orën 04:30. Ky moment shkaktoi panik si tek ekipi kombëtar ashtu edhe tek sportdashësitit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura