Veshje, cigare dhe pije kontrabandë, policia e Tiranës vë në pranga 3 persona

Sep 20, 2022 | 14:51
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona brenda 12 orëve, në dy operacione të koduara “Wares 2” dhe “Contraband 2”.

kontrabanda

Gjatë operacionit të koduar “Contraband 2” u goditën dy raste të kontrabandës, u vunë në pranga 2 shtetas dhe u sekuestruan mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wares 2” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim F. Q., 52 vjeç.

Ky shtetas u shpall në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Wares”, i zhvilluar disa ditë më parë, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi H. B., 59 vjeç, i cili furnizonte me mallra (veshje) të dyshuara kontrabandë, dyqanin në pronësi të 52-vjeçarit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Contraband 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Sh. A., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një magazinë në pronësi të shtetasit Sh. A. kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme që dyshohen se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

– D. Y., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. Y., në rrugën “Ymer Kurti”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe arka me pije energjike, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura