Veshja me atlete, media prestigjioze në Itali shpall Ramën njeriun e vitit

Dec 31, 2017 | 18:20
SHPËRNDAJE

Veshja e kryeministrit Edi Rama këtë vit ka ngjallur shumë debate në media. Rama ka preferuar që herë pas here të vesh atlete në vend të këpucëve, duke bërë që shumë ta komentojnë këtë veshje.

rama1 atletetet

Por sot media italiane, Corriere.it, ka shkruar për veshjen e Ramës  duke rikthyer në vëmendje stilin e veçantë të veshjes së kryeministrit Rama. Në këtë artikull, Rama është zgjedhur si personazh i viti. “Kryeministri shqiptar dhe takimet zyrtare me atlete”, titullohet artikulli.

atletet e rames

“Disa ditë më parë kryeministri shqiptar u shfaq i veshur me atlete në një darkë me mësuesit më të mirë të vendit, dhe atyre u tha: ‘Jam veshur kështu për solidarizim me mësuesit e edukimit fizik’. Por pavarësisht pyetjeve të ndryshme për këtë stil veshje, e vetmja gjë e sigurt është se prej disa muajsh, kryeministri Rama – artist, basketbollist, lideri socialist, dhe prej vitit 2013 kryeministër i Shqipërisë, – shfaqet në takime zyrtare i veshur me atlete. I vetmi në skenën politike”, thuhet në artikull.

Takimet “sportive”

Në Samitin e fundit në Trieste për vendet e Ballkanin Perëndimor, në korrikun e këtij viti, kryeministri Rama shtrëngoi duart me homologun italian Paolo Gentiloni, i veshur me atlete të bardha “Adidas”, (gjë që nuk e përsëriti në vizitën e tetorit në Romë). Me të njëjtat atlete, Rama u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Me një palë atlete të tjera, por këtë herë të zezë, u paraqit në një takim të udhëheqësve të Ballkanit në Bruksel, me ftesë të Federica Mogherinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura