Veseli: S’jam mashtrues, por kur s’u lidha për 2 muaj, s’mundem për 6 ditë

Jun 22, 2015 | 14:10
SHPËRNDAJE


Vesel Kurtishaj fitoi “Big Brother 8” dhe u koplimentua për modelin e djalit të matur dhe të edukuar, por fansat duan të dinë se si po vazhdon historia e tij me Tean. Duket se gjërat janë ftohur pasi kamerat u fikën, dhe Veseli u bë poseduesi i çekut 50 mijë euro. Të gjithë prisnin që ai t’i përgjigjej me shumë pasion pas spektaklit surprizës që Tea i bëri në finale, e cila më praninë e saj në një farë mënyre i tha një “po”, pasi e kishte lodhur aq shumë qoftë edhe për një puthje. Pas lojës, takimet e tyre kanë qenë të rralla, gjithmonë me njerëz të tjerë, duke mos u dhënë mundësinë të dyve të bëjnë një bisedë intime, për të mësuar se çfarë janë për njëri-tjetrin. Por kjo distancë nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e Veselit, të cilët ai i quan “veselista”.  Në komente të ndryshme në rrjete sociale disa prej tyre e kanë cilësuar Veselin “gënjeshtar” e “mashtrues” për sa i përket marrdhënies së tij me Tean, duke qenë dëshmitarë të lutjeve të tij për një puthje, para se ai të fitonte lojën. Nisur nga këto komente, Veseli ka shkruar një status të gjatë në facebook, ku sqaron me detaje situatën në të cilën ndodhet me Tean. “Dua të flas për diçka që po diskutohet shpesh, Tean. Mua nuk më ka ndaluar e nuk më ka penguar asgjë të tregoj që ajo vajzë më pëlqen dhe nuk jam ndikuar asnjëherë kur më thanë ta lë e as kur me thanë ta puth. Jam mësuar që përgjegjësitë e gjithçka që bëj ta mbajmë ne. Unë dhe Tea pëlqehemi…, kalojmë shumë mirë bashkë. Me njeri-tjetrin jemi shumë mirë e të qetë dhe do vazhdojë të jemi kështu. Po nuk krijuam diçka për 2 muaj e nuk do e krijojmë për 6 ditë, por kjo nuk do të thotë që keni të drejtë të gjykoni atë ose mua si “gënjeshtar” e “mashtrues”. Lidhjet që janë krijuar brenda, do të rifillojnë të njihen jashtë. Unë dhe Tea  kemi vendosur ta bëjmë jashtë atë çfarë do të ndodhë, por nuk na pëlqen mënyra si gjykohemi. Unë jam aq shumë i angazhuar me intervista, emisione etj., sa kam vetëm 2 orë kohë për familjen time”. Ky është sqarimi që Veseli bën ndër të tjera në lidhje me Tean, duke lënë të kuptohet se deri tani janë thjesht miq. Nga ana e saj, në një rrëfim për gazetën “Panorama”, Tea u shpreh se ende nuk kanë arritur të bisedojnë hapur me Veselin për marrëdhënien e tyre. Veseli ka qenë shumë i zënë me ftesat e shumta si fitues i “BB8” dhe deri tani jemi takuar vetëm në grup me shoqëri. Nuk kemi folur vetëm për vetëm për miqësinë tonë, por gjithsesi Veseli tashmë ma ka lënë mua në dorë të hedh hapin e parë. Puna është që unë nuk jam tipi që hidhem në sulm, më pëlqen që mashkulli të jetë ai që të bëjë propozimin e tij, dhe pastaj, në rast pëlqimi, unë të aprovoj”, tha ajo.   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura