Veseli nuk humb kohë, i propozon Teas. Ja si reagon ajo!

May 26, 2015 | 10:57
SHPËRNDAJE

Banorët janë të gjithë në dhomën e gjumit. Ata janë të përgjumur, por Fabiani nuk i lë. Ai i lag të gjithë me ujë. Banorë ngrihen që të shohin se ç’po ndodh ndërsa Veseli përfiton nga rasti dhe shkon shtrihet në krevatin e Teas. Ai i kërkon që të jenë bashkë. Tea i thotë se nuk po e kupton pasi ai pak më para i ka shprehur se nuk do t’i flasë më.

Veseli i shpreh se sjellja e tij e ftohtë vjen si pasojë e qëndrimit të saj dhe që nuk e ka pritur fare. “Më vjen keq që kam dal ndryshe nga ato që prisje, por e kam bërë se kam ngelur e prekur. Unë çdo të shtunë jam vënë në një pozitë të vështirë ku thuhej që Tea nuk është e qartë. Unë prisja që ti të thoshe se unë jam e qartë” i shpjegon Tea. Veseli i thotë se nuk ka qenë asnjëherë i qartë nga ajo. 

Tea kërkon të dijë pse Veseli është i paqartë. Veseli i kthen përgjigje me një pyetje: “çfarë kam bërë unë që ti ndjenjën time të mos e marrësh serioze?”. Ndërkaq Tea i thotë se ai ka qenë shumë i përqendruar tek ajo dhe nuk e ka besuar vërtetësinë e fjalëve të tij. Veseli e pyet sërish nëse tashmë është e sqaruar për faktin që ai ndjen dhe nuk luan. Tea përgjigjet se tashmë është e qartë, por nuk kupton se çfarë e ka bërë që të ndjejë për të, kur ai nuk e njeh.

“Raporti që unë kam me ty, ajo që unë ndjej për ty më ka bërë mos të të shoh si konkurrente. Unë kam parë tek ti disa tipare që i dua tek një femër dhe të kam pyetur ty nëse do që të kemi një raport më shumë se konkurrent. Unë njëherë e mirë dua të kristalizojë raportin tonë. Dhe të kam thënë nëse e do apo jo? Ti nuk ke qenë e qartë. Ti duhet t’më thuash nëse do këtu brenda, apo jo dhe unë di si sillem. Unë kam qenë i sinqertë dhe nuk të kam thënë që jam i dashuruar me ty” i shpreh Veseli.

Tea kërkon që ai të jetë më i qartë dhe që të mund t’i kthejë përgjigje. “Unë nuk të shoh si femrat e tjera këtu dhe dua të njoh ndryshe. Dua të lidhem me ty dhe të të njoh më shumë se Tea e BBA 8” i thotë Veseli. Ai i sjell në vëmendje që për të nuk është gjithçka lojë.

Tea i shpreh se ajo nuk e njeh mirë Veselin dhe se ka parë në klipe si një prej banorëve që ajo e ka përdorur, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ajo në fund të bisedës i kërkon Veselit që të njihen më shumë dhe duke filluar që nesër ajo e fton në bashkëbisedim. Veseli pranon. Ata shtrëngojnë fortë duart dhe i urojnë gjumë të ëmbël njëri-tjetrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura