Veseli letër Tiranës zyrtare: Ktheni heroin në vendlindje

Aug 14, 2018 | 11:19
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar Hasan Prishtinën në 85-vjetorin e vdekjes.

auto-kadri-veseli11-1492761699-63813951511361923_1525463490-6518039

Në një postim në Facebook, Veseli ka njoftuar se ka ndërmarrë iniciativë që eshtrat e Prishtinës të sillen në Kosovë dhe të varrosen afër Ibrahim Rugovës e Adem Demaçit, transmeton Indeksonline.

Prandaj, Veseli madje ka kërkuar nga autoritete shqiptare të Shqipërisë që ta mbështesin dhe ta kthejnë heroin në vendlindjen e tij.

Më poshtë postimi i Veselit:

Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë.

Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë inciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat! 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/veseli-merr-iniciative-te-kthej-ne-kosove-eshtrat-e-hasan-prishtines-566977/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura