Veseli i lutet Teas, fansat revoltohen “Po e ul veten, nuk ia vlen”

May 27, 2015 | 11:52
SHPËRNDAJE

Pas masazhit dhe bisedave me nënkuptime, Tea i tregon Eleonorës bisedën që bëri me Veselin. Duke biseduar Tea hedh një parfum dhe pyet Eleonorën se cilin person i kujton kjo aromë. Eleonora nuk e gjen dhe Tea i thotë se është parfumi i Marias. Veseli i afrohet Teas për të ndjerë aromën dhe e puth në qafë. Tea e shtyn duke i thënë që këto veprime nuk i pëlqejnë. Veseli i thotë se e bëri një veprim të tillë se e kishte marrë malli për Marian.

Tea i thotë Veselit se ajo për çdo gjë e pyet dhe kërkon shpjegime sepse mendon më thellë. Janë disa gjëra që sipas Teas nuk duhen bërë, për këtë arsye bisedat duhet të jenë të qarta. Veseli kërkon më shumë shpjegime duke e pyetur se çfarë ka thënë ai që Tean e ka futur në mendime shumë të thella. Tea i referohet faktit se Veseli kur ka hyrë në shtëpi ka thënë se me Tean mund të rri shumë lehtë. Këtë mendim Veseli e hedh poshtë dhe i thotë se ia ka thënë disa herë që ky mendim ka ndryshuar.

Tea do të dijë se çfarë do të thotë shprehja e Veselit: “Unë ndjej për ty!” Veseli thotë se ai nuk e shikon si konkurrente. Tea i tregon se ajo këtë deklaratë e kupton ndryshe, e kupton si fillimin e një dashurie. Veseli thotë se nëse një vajzë nuk ia kthen të njëjtën sjellje atëherë ai e kupton që nuk mund të kenë diçka më shumë bashkë. Ai nuk e shikon Tean si konkurrente por është e vërtetë që ai e pëlqen. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura