Veseli bën misteriozin: Pas kërcimit, kam përgatitur projektin tjetër

Oct 7, 2015 | 11:47
SHPËRNDAJE

vesel

Vesel Kurtishaj është një nga djemtë më xhentëllmenë të spektaklit të kërcimit në “Tv Klan”, dhe pa dyshim ndër më të preferuarit nga mediat për t’u intervistuar. Fituesi i “BB8” duket se i ka hyrë seriozisht garës me partneren e tij, Albërie Hadërgjonaj, kundër personazhëve të tjerë.

Në një intervistë të fundit për revistën “Class”, ka dëshmuar faktin se i ka thënë “po” ofertës së produksionit pa asnjë mëdyshje, duke e konsideruar pjesëmarrjen në këtë sfidë si fillimin e mbarë të gjysmës së punës për karrierë televizive. Përveç bashkëjetesës me Tean, ai ka bërë misteriozin duke pohuar se pas “Dance with me” do të vazhdojë të jetë në ekran, pasi ka përgatitur një projekt që preferon ta mbajë sekret edhe për pak kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura