Vesa Luma dhe Big Basta po organizojnë një tjetër dasmë pas gjashtë vitesh martesë? Ja postimi që ngriti dyshimet

Sep 13, 2021 | 19:04
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, Vesa Luma dhe Big Basta festuan përvjetorin e gjashtë të martesës. Me këtë rast, këngëtarja zgjodhi t’i bënte bashkëshortit të saj një urim me anë të një postimi në Instastory.

vesa luma big basta (2)

Vesa publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të shkrepur gjatë ditës së tyre më të veçantë, në Kalanë e Lëkurësit. Krahas imazhit, Luma shkroi:

Çfarë rrugëtimi i çmendur, nuk mund ta besoj që kanë kaluar gjashtë vite tashmë me ty Big Basta. Të dua dhe mezi pres që të rinovojmë betimet tona të dashurisë”.

vesa luma big basta (9)

Ky mbishkrim i ka bërë të gjithë të dyshojnë se çifti mund të organizojë një tjetër ceremoni martesore së shpejti. Vesa dhe Big Basta ndodhen aktualisht në Shqipëri së bashku me djalin e tyre, Lian.

vesa luma big basta (3)

Familja po shijon disa ditë pushimi dhe ende nuk e kanë zbuluar se kur do të rikthehen në Zelandën e Re, aty ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.

vesa luma big basta (6) vesa luma big basta (5) vesa luma big basta (1) vesa luma big basta (7) vesa luma (13) vesa luma (10) vesa luma (7) vesa luma (8) vesa luma (3) vesa luma (1) vesa luma (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura