Vërshëllima dhe duartrokitje për Bonuçin, përçahen tifozët e Juventusit

Aug 26, 2018 | 11:00
SHPËRNDAJE

“Do kërkoj falje në fushë”. Kështu i ishte drejtuar Leonardo Bonuçi një tifozi ditën e rikthimit në Torino. Në të parën sezonale në shtëpi nuk pritej vetëm debutimi i Ronaldos në stadiumin e tij të ri, por edhe rishfaqja e Bonuçit me fanellën e “Zonjës”.

Bonuvi

Gjatë Juve-Lacio, tifozëria është përçarë në mendimet mbi mbrojtësin, i rikthyer pas një viti te Milani: një pjesë e “shtëpisë” juventine e duartrokiti dhe nxiti Leon, ndërsa pjesa tjetër (në veçanti ultrasit e “Curva Sud”) vazhduan të shfaqin pakënaqësi. Në adresë të Bonuçit, rrodhën akuza klasike si “mercenar”, e deri te ofendimet personale (“Njeri m…”). Pra: humor kontradiktor, në debutimin “e dytë” të Leos në Torino, të cilit i duhet të rifitojë besimin e popullit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura