Pafajësia e Arben Frrokut, KLD-letër prokurorisë: Ka vend për verifikimin e ankesës

Apr 20, 2015 | 14:47
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për verfikimin e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që përkundër pretencës së akuzës shpalli të pafajshëm biznesmenin Arben Frroku, arrestuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Arben Frroku pas daljes nga burgu

KLD nëpërmjet Inspektoratit të tij, i ka kthyer sot pergjigje Prokurorisë së Përgjithshme. “Nga analiza e pretendimeve të parashtruara, ka konkluduar se ka vend për verifikimin e ankesës” për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda në rastin e Arben Frrokut”- thuhet ne pergjigje.  

Gjykata e Krimeve të Rënda më 3 prill 2015 hodhi poshtë pretencën për deklarimin fajtor të Arben Frrokut për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt dhe dënimin e tij me burg përjetë dhe e shpalli të pafajshëm.

Pas vendimit, prokuroria beri apelimin, duke e bazuar ankesën në dy dëshmi të rëndësishme që sipas Prokurorisë vërtetojnë akuzën e ngritur ndaj Arben Frrokut; dëshmitari i mbrojtur dhe një çift që pretendon se ka parë vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt janë provat që paraqet akuza, mbi bazën e të cilave Prokuroria kërkon dënimin me “burg përjetë” për Arben Frrokun që la pak ditë më parë qelitë e paraburgimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura