Verdiktet e La Ligës/ Benzema e mbyll me gol, Vijareali i heq në shtesë vendin e dytë Atletikos së Simeones

Jun 4, 2023 | 21:36
SHPËRNDAJE

U luajtën në orën 18:30 pesë duelet e vlefshme për javën e fundit të La Ligës.   Karim Benzema, e mbylli me gol aventurën e tij te Reali i Madridit, teksa në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e galaktikëve. Bomberi francez tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 72-të në duelin ndaj Atletiko Bilbaos.  

d5f5c5a0d9bab4ebba71ab489967c1abo2 (1)

Ndërkohë në duelet e tjera të orës 18:30, Osasuna siguron pjesëmarrjen në Conference League në javën e fundit të La Ligas. Skuadra navarre fitoi 2-1 përballë Gironës, duke mbajtur përfundimisht pas në renditje Bilbaon.

Budimir me dygolëshin e tij rezultoi heroi i Osasunës, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Reinier në pjesën e dytë.  Nuk përfitoi nga barazimi i “Los Blancos” Atletiko e Madridit që u barazua në minutat shtesa nga Vijareal 2-2. 

Xhekson dhe Paskual realizuan për vendësit, ndërsa dy golat për skuadrën e Simeones, i shënoi Korrea. Në sfidat e tjera, Sevija u mposht 2-1 nga Sosiedadi, teksa Majorka e Vedat Muriqit mposhti 3-0 Rajo Vajokanon e Ivan Balliut.  

la liga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura