Vera Bekteshi: Të pathënat e internimit dhe ditët e fundit me Ardian Klosin

Dec 9, 2012 | 10:45
SHPËRNDAJE
Vera Bekteshi dhe Ardian Klosi Majtas, kopertina e suplementit “Unë Gruaja”

Pas botimit të librit të parë, vajza e gjeneral Sadik Bekteshit, Vera, kthehet me një përmbledhje tregimesh, botuar nga shtëpia botuese “Dudaj”. Copëza nga fëmijëria, kujtime nga vitet e internimit në Kutalli të Beratit, kthimi në Tiranë, miqësitë e vjetra e të reja, ndër të cilat ajo me përkthyesin e gjuhëtarin, redaktorin e tregimeve të saj, Ardian Klosi

Nëse kur shkroi librin e parë, “Vila me dy porta”, Vera Bekteshi kërkonte të çlirohej prej një rëndese që kishte mbajtur, si sa e sa të tjerë, për vite, te libri me tregime “Një det i moçëm”, nevoja nuk ka qenë aq këmbëngulëse. Ka edhe këtu, patjetër, copëza të atyre 16 viteve që kaloi në internim pasi babai i saj, gjeneral Sadik Bekteshi, u dënua më 1974-n. Kur i hodhi në një ditar kujtimet nga jeta në fshatin Kutalli të Beratit, ku ishte internuar familja Bekteshi, fizikantja shkrimtare mendoi se ky dell që ia kishte behur nga “kyçja” do ikte andej nga kish ardhur. Jo, nuk ndodhi ashtu. Të paktën jo në rastin e një syri të mprehtë që ndikohet lehtë nga zhurmat përreth. Sepse pas episodeve të lëna jashtë në librin e parë, e që i takojnë pjesës së parë të librit, asaj të përpara ’90-s, përditshmëria me të gjitha problemet e saj janë boshti i këtij libri. Nuk do shumë për t’u kuptuar, sado që, aty-këtu, Bekteshi nuk e përplas të vërtetën hapur, por e lë të nënkuptohet. Në fakt, të qenët e vërtetë është tipar lehtësisht i dukshëm i karakterit të saj, vetëm se, siç të gjithë e dimë, nuk mund të jemi gjithnjë krejt të zhveshur. Asnjëri prej nesh nuk është. Në biseda mes nesh e bëjmë, patjetër. As redaktori i disa prej tregimeve të librit, Ardian Klosi, nuk kursehej me autoren sa herë merrte në dorë, njëri pas tjetrit, tregimet e saj. I thoshte cili i pëlqente e cili jo, duke e shtyrë të krijonte të tjerë. Atij vetë ajo i ka kushtuar njërin prej tregimeve, “Carpe Diem”, duke ndarë kështu me të gjithë një pjesë të kohës e të të qeshurave që këmbenin bashkë. Sepse kështu do ta kujtojë gjithnjë Vera Bekteshi mikun e saj. Rreth kësaj e të tjera të vërtetave jo dhe aq të lexueshme, e kemi pyetur autoren në këtë intervistë.

(Artikullin  e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të suplementit Une Gruaja në gazetën Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura