“Vepra penale ka 10-12 vite që ka ndodhur”- Avokati i Vangjush Dakos flet pas seancës: Kërkuam ndryshim të masës së sigurisë. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për vartësit

Jun 8, 2023 | 18:33
SHPËRNDAJE

Avokati i Vangjush Dakos ka folur për gazetarët pas përfundimit të seancës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme në GJKKO ku u vendos masa e sigurisë arrest me burg për ish kryebashkiakun e Durrësit.d201f2d1-68dd-46cd-aa1c-4ab60616a350 (1)

Ai tha se Dako ka mbajtur qëndrim mohues në gjykatë duke kundërshtuar akuzat ndërkohë që pala mbrojtëse ka kërkuar masë më të butë sigurie. Avokati theksoi se vepra penale ka 10-12 vite që ka ndodhur.

“Gjykata vendosi masën e sigurimit të dhënë po nga kjo gjykatë të dhënë në datën 6 qershor, Është në disporporcion të plotë me veprën penale të Dakos. Po hetohet për një fakt historik. Ka 10-12 vjet që mund të jetë kryer vepra penale për të cilën akuzohet. Prokurori nuk paraqiti asnjë provë për të justifikuar nevojën e ngutshme të këtij vendimi të ndërmarrë.

Ngeli në kuadrin deklarativ. Ne kërkuam ndryshimin e masës së sigurimit. Dako e ka ushtruar mandatin e tij përmes strukturave kolegjiale të zgjedhura si dhe përmes strukturave organike të miratuara që kanë të përcaktuara detyra.

Nuk mund të mbajë përgjegjësi kryetari i bashkisë për veprimet e strukturave organike që ka nën varësi. Dako dha deklarim mohues. I kundërshtoi akuzat. Doli fare qarte që është një lapsus i prokurorisë. Është e provuar që vepra penale nuk ekziston fare”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura