“Vepra e parë që tregojmë se si do ti bëjmë rrugët”, Rama publikon videon: Llogarisin tenderat, por….

Aug 30, 2018 | 9:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një tjetër projekt që e quan të mbaruar, që është rruga nga Miloti deri në nyjën që e lidh atë me Rrugën e Kombit.

Në videon e prezantuar nga Rama në Instagram, tregohet se është rruga dytësore e autostradës së Milotit, projekt i prezantuar gati një muaj më parë.


“Ky zakoni vjetër bëj rrugën kryesore dhe ca ka tjetër harroje, pastaj mbushet me plehra dhe mallra duhet marrë fund. Duhet një pamje e gjelbër dhe mjedisore për së mbari. Kjo është një nga veprat e para që tregojmë se si do ti bëjmë veprat publike, do të jetë si nata me ditën me kohën e kaluar. Këta llogarisin kilometrat tendera, por kilometrat reale janë më shumë se 5 vitet e mëparshme. ”, dëgjohet të thotë Rama në video.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura