Venger thyen tabunë “Murinjo”, Arsenali mposht Çelsin në finalen e Superkupës (VIDEO)

Aug 2, 2015 | 19:29
SHPËRNDAJE

Pas plot 14 tentativash, skuadra e Arsen Vengerit ka mposhtur më në fund Çelsin e Hoze Murinjos në finalen e Superkupës së Anglisë.

Arsenali në 14 përballjet e fundit që ka bërë me Çelësin e drejtuar nga Murinjo, nuk kishte fituar asnjëherë, ndërsa sot arriti ta thyejë tabunë.

Finalja u luajt në mitikun “Wembley” në orën 16:00. Arsenalit i mjaftoi goli i mesfushorit Aleks Okslajd—Çambërlein për të marrë fitoren minimale 1-0, duke e nisur sezonin e ri me trofe.

Ky është trofeu i tretë i Arsenalit për sezonin e ri, teksa ka fituar edhe dy trofe parasezonalë.

Mund të themi se një meritë për këtë fitore e pati edhe Petër Çeh, ish-portieri i Çelsit, i cili luan tashmë me Arsenalin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura