Venera dhe Lindi, së shpejti prindër?

Mar 12, 2016 | 18:38
SHPËRNDAJE

Dyshja e famshme që doli nga ”The voice of Albania” e njëherit fitesja e edicionit të parë të këtij talent-shou, Venera Lumani, së shpejti pritet të bëhet nënë dhe të sjellë në jetë fëmijën e parë nga lidhja e saj me këngëtarin Lind Islami.

Kështu bëjnë me dije burime nga çifti, të cilët duan të mbeten anonimë. Dyshimet e para lindën pas paraqitjes së çiftit në ndarjen e çmimeve te spektakli ”Milingona”, që mbahet në Shkup. Aty Venera ka pasur të veshur një fund ndryshe prej herëve të tjera ku është shfaqur këngëtarja, duke dashur që të mbulojë paksa barkun e fryrë.

10384037_1079703715407885_7870239200479630508_n

Venera dhe Lindi janë një nga çiftet e njohur të skenës që i ka bashkuar muzika dhe vazhdojnë të shfaqen bashkë në shumë evenimente e performanca live në kryeqytet e gjetiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura