Vendoste skedina me celular, arrestohet 38-vjeçari në një lokal në Korçë

Jan 30, 2023 | 16:35
SHPËRNDAJE

Një 38-vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia për vendosjen e basteve sportive ilegale.

skedina

Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale A.H., i cili në lokalin e tij, vendoste skedina përmes celularit.

Gjatë kontrollit në lokalin në lagjen nr. 5 në Korçë, policia gjeti dhe sekuestroi 2 telefona celularë.

Njoftimi i policisë së Korçës:

U kap në flagrancë teksa vinte baste sportive në lokalin e tij, përmes disa celularëve, vihet në pranga 38-vjeçari dhe i sekuestrohen celularët.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 5, në lokalin e 38-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura