“Vendosi Berisha vetë pa pyetur njeri”/ Kryetarja e degës së PD në Tiranë denoncon: Edhe Gaz Demi ka plotësuar formularë për Kuvendin Kombëtar

Nov 18, 2021 | 10:29
SHPËRNDAJE

Verifikimi i firmave të delegatëve për Kuvendin Kombëtar të mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë hapur një debat mbi legjitimitetin e tyre.

gazmenddemifirmat

Gjatë debatit në mbledhjen e djeshme me kryedemokratin Basha, të zbardhur nga Panorama.al, kryetarja e degës numër 2 në Tiranë, Mirlinda Çollaku ka denoncuar se një nga këto formularë është plotësuar dhe nga presidenti i Partizanit, Gazment Demi.

Sipas saj, edhe sikur t’i hapin formularët, ato nuk kanë as datë dhe as orë sipas rregullave. Çollaku thotë se vetëm Berisha i ka caktuar rregullat një ditë pa pyetur asnjë njeri.

Mirlinda Çollaku Kryetare e degës 2 Tiranë: Që në fillim dua të informoj kolegët se edhe Gaz Demi ka plotësuar formularë për PD-në. Ish-zyrtarë të PD i kanë shkuar demokratëve për t’u kujtuar nderet, bukën që të firmosin. Edhe sikur formularët t’i hapim, ata formularë nuk kanë as datë as orë, siç janë rregullat. Këto i ka përcaktuar vetëm zoti Berisha një ditë të bukur, pa pyetur njeri. Sado respekt kam, nuk mund ta përcaktojë një person kushdo qoftë. Ne kemi institucione dhe Kryesia vendosi që Kuvendi të jetë në 18 dhjetor. Deri në 9 shtator kemi dëgjuar nga zoti Berisha sa lider me shkëlqim ishte Basha. Pas 9 shtatorit, gjithçka ndryshoi, sepse u mor vendimi jo në interes personal të zotit Berisha, por ne interes të demokratëve. Më pas, debate të ashpra në fund të mbledhjes ka pasur mes kryetarëve të degëve që janë pro 11 dhjetorit dhe 18 dhjetorit, por sipas burimeve brenda mbledhjes ishte kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ka ndërhyrë duke i kërkuar që të pushojnë pasi mbledhjen e drejtonte ai dhe nuk mund të lejonte askënd që të replikonte me njëri-tjetrin.

Pas anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike radhën për të diskutuar me kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me Kuvendin e 18 dhjetorit e kishin kryetarët e PD-së në 71 degët. Për 5 orë, kryedemokrati dhe numri dy i PD-së diskutuan me kryetarët e degëve se përse Kuvendi mblidhet më 18 dhjetor sipas tyre dhe jo më 11 kur është thirrur nga Berisha në mbështetje të 4200 delegatëve. Sipas kryetarit të PDsë, Sali Berisha kërkon që ta përdor PD-në si mburojë për t’u përballur me vendimin e SHBA.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura