“Vendosën drejtoreshë të Hipotekës një mashtruese të madhe, Dallëndyshe Bicin”- Gruaja paralajmëron vetëflijimin: Vodhi boll ajo! Çfarë bëhet me këtë qeveri, vetëm hajdutë

Mar 28, 2023 | 11:04
SHPËRNDAJE

Një nga banoret e Bërxullës nga protesta për kundërshtimin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar, është shprehur se në Hipoteka është emëruar një mashtruese e madhe, Dallëndyshe Bici.

Ajo deklaroi se ish-drejtoresha e IKMT-së vodhi boll, sa e sollën edhe në krye të Kadastrës.

“Hoqën edhe drejtorin e hipotekës, tani na kanë futur një mashtruese më të madhe, se vodhi pak e na futën Dallëndyshe Bicin, më e korruptuar se ai që ishte. Çfarë bëhet me këtë qeveri, vetëm hajdutë”, shprehet banorja.

Banorja: “Protestojmë prej 6 muajsh, shteti shqiptar bashkë me ministren Balluku, me Ervis Berberin janë pushtetarët më të ndyrë, prej 6 muajsh na lënë rrugëve dhe nuk vijnë këtu.

Nuk na lënë të protestojmë. Shteti ti vendosë gishtin kokës, të vijë tek banorët, të vlerësohet prona, të ketë rrugë dytësore, nënkalim e mbikalim.

Nuk dorëzohemi, pronat e shtëpitë tona nuk do t’i dorëzojmë. Nuk vjen shteti të na pyesë, kemi dalë për hall jo për qejf. Si invalidë shteti nuk mund të më hedhë në rrugë mua, ku është ky shtet, këto shoqata e ministri. Pse nuk vjen shteti të flasë me banorët, as bashki e as qeveri.

Vjen sot na prezanton kandidatët për bashki, na hoqën edhe disa deputetë i dërguan nëpër bashki që të vjedhin sa më shumë se kanë vjedhur pak deri tani. Hoqën edhe drejtorin e hipotekës, tani na kanë futur një mashtruese më të madhe, se vodhi pak e na futën Dallëndyshe Bicin, më e korruptuar se ai që ishte. Cfarë bëhet me këtë qeveri, vetëm hajdutë.

Ngrehu hoxhë të ulet prifti. Ne do të ndërmarrim akte më të rënda, benzinën me vete e kam, policia asgjë s’ka çfarë më bën, edhe shkrepësen këtu e kam. Benzinë e kam, do e përdor kur të më dojë qejfi. Jam nënë, heroinë si Shote Galica, hipa në shtyllë dhe askush s’ka çfarë të më bëjmë. Do i zëmë të gjitha rrugët, janë tokat tona. Këta vijnë e tallen me ne, shtet i pangopur me lekë. 10 vite në qeveri asgjë s’ka bërë, i ka shkelur me këmbë të gjitha ato që ka thënë.

Ai tha se do bëhej me rrugë dytësore, ku i ka premtimet. Shteti shqiptar është i korruptuar, po na shkel me këmbë.

Unë këtu do rri, le të rrijë gjithë ditën policët këtu gardh. Nuk dorëzohem, mos na neglizhoni.

Do rezistoj për fëmijët e mi, pensionin që marr e kam vetëm për ilaçe. Shtresa më e varfër janë pensionistët. Marr pension sa për të thënë. Shteti të vijë tek banorët, nëse nuk vjen ne do të bëjmë vepra më të rënda. Do vetëflijohemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura