Vendos tritolin dhe ikën me vrap, dalin pamjet ku duket autori i shpërthimit në banesën e të dënuarit

Jul 27, 2018 | 12:36
SHPËRNDAJE

Vendos tritolin dhe iken me vrap. Dalin pamjet e autorit te dyshuar qe ka vendosur lenden plasese ne banesen e Gazmir Dacit mbremjen e djeshme, autorit te nje vrasje per te cilen tani ndodhet ne burg duke kryer denimin.

Daci, ndodhet ne burg aktualisht pasi është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e nje nga vëllezëve Kolaveri.

Për shkak të kësaj ngjarje, dy vite me pare, Dacit u tentua ti behej nje atentat nga jashtë burgut me snajper, por qe deshtoi. Policia ate kohe vuri ne pranga dy autorët, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëriri i tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, te cilet sipas hetimeve te policisë, ishin dy personat qe qëlluan me armë zjarri drejt Dacit nga një kodër drejt oborrit të burgut, por lane te plagosur një person nga Kosova.

Atentatet nisen më 4 nëntor 2015, me vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij Robert Kolaveri. I dënuar për këtë vrasje është Gazmir Daci, objektivi i sulmit në Vaqarr.

Pamjet ne video nga News24:

tritoli te gazmir daci3 tritoli te gazmir daci4 tritoli te gazmir daci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura