Vendos Qeveria, kushtet e reja për pension me KEMP. Afatet dhe dokumentet

Mar 15, 2018 | 20:00
SHPËRNDAJE

“Panorama” zbardh vendimin e plotë te qeverisë me kriteret dhe procedurën e re për përfitimin e pagesës së paaftësisë për punë.

aftesi-te-kufizuara kemp

Ndryshimet në procedurën që duhet të ndiqet për të përfituar pensionin mujor, të njohur masivisht si KEMP, janë reflektuar edhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave (të parashtruara në tabelën përbri shkrimit).

Në vendimin e ndryshuar janë saktësuar kategoritë që nuk i nënshtrohen procedurës së vlerësimit, si dhe kushtet që duhet të plotë- sojnë ndihmësit personalë, të cilët, përveç të tjerave, nuk nevojitet që të jenë të mirëtrajnuar.

NDRYSHIMET

Më pak kohë dhe kosto për qytetarët e paaftë për punë. Për përfitimin e pagesës së paaftësisë, ata nuk do të duhet më t’i drejtohen fizikisht Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Me vendimin e ri, dosja e aplikimit dorëzohet elektronikisht nga mjeku dhe përgjigjja dërgohet në shtëpi nga një person i cilësuar si “administratori shoqëror”. Ndryshim kanë pësuar edhe afatet e daljes në komision.

Personat me aftësi të kufizuar dhe të verbrit do të rivlerësohen 1, 3, 5 vite apo përgjithmonë. Më herët, ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka theksuar se për personat me diagnoza të përhershme nuk është e nevojshme të rikomisionohen çdo vit, por 3 deri në 5 vjet, duke kursyer energji dhe para për sorollatjet.

Nga ana tjetër, personat që komisioni i caktimit të aftësisë për punë i shpall të aftë për të punuar, nuk do të përfitojnë pension për më shumë se 48 muaj. Ndryshimi që është bërë është periudha 2-vjeçare e dyfishuar me vendimin e ri. Tashmë këta të fundit, nëse shpallen të paaftë për të kryer veprimtari të përditshme, mund të përfitojnë masën e ndihmësit personale, pas katër vitesh punë.

“Janë në kushtet e përfitimit të ndihmësit personal përfituesit e pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar, të cilëve u është ndërprerë pagesa e aftë- sisë së kufizuar pas periudhës 48 mujore të punësimit, nëse përmbushin kriteret e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike”, përcaktohet në vendimin e ndryshuar.

PËRJASHTIMET

Vendimi tashmë në fuqi përjashton nga kjo procedurë e re vlerësimi disa kategori. Bëhet fjalë për ata që aplikojnë për herë të parë apo përfitues ekzistues, të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie apo sociale. Po ashtu, aplikuesit e moshës 0-2 vjeç, që përkojnë të vlerësohen për herë të parë, si dhe përfituesit ekzistues me statusin e invalidit paraplegjik e tetraplegjik.

Përfitimet në pagesa dhe shërbime Pagesa bazë për shkak të aftësis

ë së kufizuar është 150% e shumës së pensionit social, sipas përcaktimeve në ligjin nr.7702, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar indeksohet sa herë indeksohet pensioni social. Pagesat për shkak të aftësisë së kufizuar ndërpriten kur:

a)Përfituesi nuk ka dorëzuar formularin vjetor mjekësor të plotësuar nga mjeku specialist deri në 30 ditë kalendarike pas datës së përcaktuar për dorëzimin e tij. Janë në kushtet e përfitimit të ndihmësit personal, që përmbushin kushtet e mëposhtme:

c)Përfituesit e pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar, të cilëve u është ndërprerë pagesa e aftësisë së kufizuar pas periudhës 48 mujore të punësimit, nëse përmbushin kriteret e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike.

13. Shërbimi i ndihmësit personal ofrohet nga individë, të cilët kanë vendbanimin në Shqipëri, brenda së njëjtës bashki me personin me aftësi të kufizuara, kanë aftësi mendore dhe fizike për të ofruar këto shërbime dhe nuk janë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë. Aplikuesi ka të drejtën e ankimimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së përgjigjes nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror. Shërbimi Social Shtetëror nga komisionin e shqyrtimit të ankesave, i cili funksionon në bazë të rregullores së miratuar nga ministri përgjegjës për çështjet sociale.

VI. Dispozita të fundit

Nuk i nënshtrohen procedurës së vlerësimit në përputhje me përcaktimet e këtij vendimi:

a) përfituesit ekzistues sipas vendimit nr.277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të cilët janë të verbër, invalidë pune, si edhe të verbrit, të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie/ social, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. b) aplikuesit për herë të parë të moshës 0 deri në 2 vjeç, që kërkojnë të vlerësohen sipas vendimit nr.277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të ndryshuar.

c) aplikuesit për herë të parë që kërkojnë të vlerësohen sipas vendimit nr.277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie/social, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

ç) përfituesit ekzistues sipas pikave 1 e 2, të vendimit nr.618, datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuara”, të ndryshuar, të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie/ social, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

d) aplikuesit për herë të parë të moshës 0 deri në 2 vjeç, që kërkojnë të vlerësohen sipas pikave 1 e 2, të vendimit nr.618, datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuara”, të ndryshuar.

dh) aplikuesit për herë të parë që kërkojnë të vlerësohen sipas pikës 2, të vendimit nr.618, datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuara”, të ndryshuar, të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie/social, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

e) përfituesit ekzistues sipas pikës 1, të vendimit nr.31, datë 20.1.2001, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i invalidit paraplegjik e tetraplegjik”, të ndryshuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura