Myrto Uzuni ishte protagonisti kryesor i Granadës në kampionat kundër Almerias, me sulmuesin e Kombëtares që hyri nga stoli dhe shënoi golin e barazimit, me skuadrën e tij që doli nga transferta me pikë.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 73’ dhe pas 13 minutash gjeti rrjetën.
“Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” statistikat e sulmuesit shqiptar, i cili e ka prekur vetëm gjashtë herë topin dhe ka bërë vetëm dy gjuajtje.
Gjithsesi ai u vlerësua me notën 7.2, teksa tashmë ka shkuar në kuotën e tre golave në La Liga këtë sezon.
LEXO EDHE: VIDEO/ Dëmtimi nuk e ndal Uzunin, sulmuesi e nis nga stoli dhe shënon golin e radhës në La Liga
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al