Vendimi/ Sa bëhen gjobat për ndotjen, debati në Këshillin Bashkiak

Sep 4, 2015 | 7:00
SHPËRNDAJE

Personat që ndotin, vandalizojnë apo cenojnë sadopak hapësirën e përbashkët, rrugët, trotuaret apo rrjetin elektrik, do të paguajnë më shumë për dëmin e shkaktuar, si dhe kthimin e tij në gjendjen e mëparshme.

Shumica e këshillit bashkiak votoi mbrëmë projektvendimin për “Disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 6. dt 26.01.2001 për vendosjen e gjobave nga Bashkia Tiranë”, duke rritur gamën e dënimeve dhe shumëfishuar gjobat për ata që cenojnë hapësirat publike. 
11947468_10153604652686926_1421938870124877913_nNë vendim janë shtuar llojet e dëmtimeve, si ato të rrjetit ajror (lidhjet e pamiratuara në rrjetin ajror, dëmtimin e shtyllave, të ndriçuesve, përdorimi i tyre si suport për reklama, kapjen e kabllove, dëmtimi i rrjetit ajror nga ndërtimet me apo pa leje), që dënohen me gjobë në masën 20 mijë lekë; dëmtime të rrjetit rrugor, si çarje rruge, trotuari, bordure, vjedhjet e kapakëve të pusetave, që dënohen në masën e 10 mijë lekëve. Në listën e gjobave janë edhe dëmtimi i barit, natyral apo artificial, apo pemëve dhe shkurreve në rrugë, gjoba ndaj të cilave varion në bazë të moshës.

Edhe në këtë rast, përllogaritjes së dëmit i shtohet masa e sendeve të dëmtuara dhe kostoja e rehabilitimit të saj. Për kryebashkiakun Erion Veliaj, gjobat e reja janë zgjedhja e duhur për frenimin e ndotjes së ambienteve.

“Propozimi ynë ka qenë që të gjitha gjobat e Tiranës të unifikohen në gjoba të maksimumit që lejon ligji, që u votua në maxhorancën tuaj në 2010-n. Ajo që kemi bërë është që të gjitha gjobat i kemi çuar në nivelin maksimal”, citoi Veliaj, duke theksuar se nga sot do të paguajnë 1% e qytetarëve që dëmtojnë, vjedhin e abuzojnë me hapësirën publike dhe jo 99% e qytetarëve që paguajnë taksa.

UJËSJELLËSI
Gjatë debatit për kalimin e digës së liqenit artificial në varësinë e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, kryetari i Bashkisë ngriti shqetësimin e mungesës së ujit jo vetëm në periferi, por edhe në qendër të kryeqytetit, duke iu referuar madje edhe institucionit të bashkisë.

gjobatVeliaj pranoi se Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve është e paaftë të kryejë furnizimin me ujë për shkak të humbjeve në rrjet e keqmenaxhimit nga bashkia paraardhëse. “Deri tani, UKT ka qenë e paaftë të dërgojë ujë në Tiranë. Edhe Bashkia e Tiranës ka qenë sot pa ujë. Duhet menaxhim. 70% e ujit humbet në Kamëz, e cila nuk paguan ujë të pijshëm, ndërkohë që Tirana paguan. Menaxhimi i mirë do të sillte ujë në Tiranë”.

Duke marrë shkas nga lidhjet e paligjshme në tubacionet e ujit, janë menduar të futen në një kategori më vete gjoba për ata që ndërhyjnë në rrjet, si dhe ata që dëmtojnë pusetat e kanalizimeve, të cilët gjobiten me 200 mijë lekë, si dhe mbi 110 mijë lekë për riparimin e dëmit.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë bëri publike shifrën e borxhit prej 820 milionë lekësh që qytetarë e subjekte i detyrohen Ujësjellësit, duke propozuar që UKT-ja të merret nën kontroll. Thuajse të njëjtin mendim ndanë dhe këshilltarët e majtë, të cilët shprehën rezerva mbi faturën financiare të këtij procesi dhe transparencën e personave që të emërohen në këtë institucion.

DEBATI
PËR GJOBAT
Spiropali: Në të gjitha pikat ka marrjen e përgjegjësisë mbi vete. Nuk jemi as afër zgjedhjeve 2017… të rinjtë të presin pak për t’u evidentuar. Bashkia e Tiranës nuk do ta lërë pronën publike në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm. Këtej e tutje nuk do të diskutojmë gjëra bazike si shkatërrimi i pronës publike, por do të ketë masa.

Dibra: Kisha disa vëzhgime për diskutimet. Të flasësh për mungesë të kulturës juridike, kur nuk ke kulturën e komunikimit. Shqiptarët ecin kokulur, jo se janë të turpshëm, por se nuk dinë ku të hedhin këmbët. Pse? Sepse çdokush ka të drejtë të shkelë ligjin. Tirana i ngjan vende-vende një qyteti si Kandahari, ku ka rënë bomba. Mbështes pa rezerva këtë aksion të bashkisë. Sot në Shqipëri një vëlla po vret vëllanë për një vijë uji.

Veliaj: Po të ishin paguar kompanitë e pastrimit, do t’u merrja erzin. Do të ishte më brutal, po ma mbyllën gojën, se ishim 10 muaj pa pagesë. Çdo gjobë shkon për gjelbërimin e qytetit. Pse duhet ta paguajnë ata që e paguajnë taksën e gjelbërimit? Taksapaguesit janë të mërzitur me bashkinë, por jo për këtë arsye. Ata janë të mërzitur kur ata vazhdojnë paguajnë. E bëre dëmin, duhet ta paguash. Politika ime nuk është kjo… Është luftë me zhulin, unë jam i vendosur ta fitoj.

Xhixho: Njerëzit duan që bashkia të bëjë detyrën. Të gjithë ne i paguajmë veprat publike. Sanksioni bën ajo që ligji të zbatohet. Sigurisht që këto sanksione do të mirëpriten. Një qytetar që dëmton hapësirën publike, duhet të dënohet. Do të doja që të kishim një monitorim të këtij aksioni e të dinim efektet dhe me statistika sa është frenuar.

PËR UJËSJELLËS-KANALIZIMET

Salijani: UKT-ja është kthyer në strehë partiake që ka 1800 punonjës, por realisht nuk punon asnjë.

Veliaj: Në qoftë se doni të dini disa probleme të UKT-së… Problemi serioz është për lagje të tëra që janë pa ujë. Sot kemi një Ujësjellës që është i paaftë të çojë ujë në lagje. Yzberishti është pa ujë, Shkolla e Baletit dhe një pjesë e Rrugës së Elbasanit është pa ujë. Tirana është pa ujë dhe do një menaxher efektiv. Sot kjo ndërtesë ku po flasim ka qenë pa ujë. Administratori aktual më ka folur seriozisht, duke më thënë se nuk mund të bëjë dot reformë. Pas çdo faturisti është një deputet i PD-së. Nuk jeni gati për debat serioz, prandaj them “stan me lepuj”. Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë… Ju nderon 
të ndihmoni, se fëmijët tuaj ecin në të njëjtat rrugë. Edhe kur nuk ka ujë, nuk ka për të gjithë. Borxhi ndaj Ujësjellësit është 820 milionë lekë. Nuk vjel dot lekët. Nuk mund ta lë Tiranën pa ujë, sepse tubacioni në një kilometër është çarë si kulluese makaronash. Kam propozuar katër kategori për Ujësjellësin.

Spaho: Nuk e sistemoni dot Ujësjellësin e Kamzës se ka kryetar bashkie atje. Një CV nuk do të ishte ndonjë gjë negative. Nevoja për informim është gjë bazike për çdo qytetar.

Fino: Këshilli Mbikëqyrës i UKT-së… Plotësimi i anëtarëve është detyrim ligjor.
Veliaj: Më mirë dikush që po bën doktoraturën në Londër për Ujësjellës, sesa ekonomisti i PD-së që ishte. 
Çuko: Uji është gangrenë për qytetarët. Po presim se çfarë masash do të marrë kryetari për zgjidhjen e problemit. Në tarracat e pallateve shohim rezervuarë. Unë jam inxhinier dhe kam thënë që do të punoj për Tiranën estetike. Zgjidhje ka, por duhet punë. Jam i prirur të besoj te kryetari i Bashkisë. BESARTA BASHA

Rikthehet pas 40 minutash energjia në Bashki, rinis mbledhja e Këshillit

Pas 40 minutash ndërprerje, rinisi mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ikja e dritave pezulloi mbledhjen që po zhvillohej dje. Grupet e OSHEE-së kanë rregulluar menjëherë problemin duke e rikthyer normalitetin në sallë.

Momentet kur mbledhja ishte pezulluar sepse kishin ikur dritat
Momentet kur mbledhja ishte pezulluar sepse kishin ikur dritat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura