Vendimi, Qeveria shkurton buxhetin me 3O milionë USD. Ja zërat që preken

Oct 3, 2019 | 18:23
SHPËRNDAJE

Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, buxheti i shtetit është rrudhur me 3 miliardë lekë, apo thënë ndryshe 30 milionë dollarë.

mbledhje qeverie

Akti normativ, i miratuar në mbledhjen e Qeverisë, parashikon shkurtim të të ardhurave, me gati 3 miliardë lekë në raport me planin e të ardhurave, të miratuara në fillim të këtij viti. Ndërkohë, i paprekshëm qëndron niveli i shpenzimeve si edhe deficiti, duke ruajtur pragun e 32.9 miliardë lekëve, sa edhe ishte në planifikuar në fillimvit.

TATIMET

Në pakësimin e të ardhurave, peshë kanë pasur të ardhurat nga tatimet që kanë qenë më pak nga parashikimet. Por kjo nuk ka qenë aspak surprizë për qeverinë, e cila i parapriu duke ndërmarrë aksionin antiinformalitet. Prej muajit korrik, administrata tatimore dhe doganore ka nisur fushatën e inspektimit të bizneseve. Krahas masave administrative, nuk ka munguar edhe bllokimi i aktivitetit për një periudhë të pacaktuar kohore. Ndërkohë, e kundërta ka ndodhur me njësitë e qeverisjes vendore, të cilat kanë sjellë në buxhet më shumë të ardhura nga çfarë ishte parashikuar në fillim të këtij viti. Sipas Aktit Normativ, të ardhurat nga buxheti vendor për vitin 2019, nga 51 286 milionë lekë, janë 55 286 milionë lekë.

ZËRAT QË PREKEN

Shkurtimi i buxhetit me 30 milionë dollarë do të prekë skemën e sigurimeve shoqërore. Ndër zërat që preken është ai i transfertave, që bëhen nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që nuk preket niveli i kontributeve të parashikuara për t’u arkëtuar përgjatë këtij viti si edhe fondi që adresohet për skemën e pensioneve. “Fondi për indeksimin e pensioneve është 2 450 milionë lekë. Përdorimi i këtij fondi bëhet sipas përcaktimeve në nenin 61, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, thuhet në Aktin Normativ të miratuar dje në mbledhjen e Qeverisë.

buxheti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura