VENDIMI/ Qeveria paguan 2 milionë euro avokatin kundër Becchetit në arbitrazh

Jan 20, 2016 | 13:32
SHPËRNDAJE

Qeveria ka autorizuar ministrinë e Energjisë ti paguajë rreth 2 milion euro një firme avokatore e cila do të mbrojë shtetin shqiptar në arbitrazhin ndërkombëtar përballë Francesco Becchetit.

Sipërmarrësi italian, Becchetti
Sipërmarrësi italian, Becchetti

Në fletoren zyrtare të 19 janarit 2016 është botuar një vendim qeverie i 9 dhjetorit 2015 ku përcaktohet studio e avokatisë që do të mbrojë Shqipërinë.

Pas urdhër-arrestit të nxjerrë ngë gjykatat shqiptare, u sekuestruan disa kompani që kishte Beccheti në vendin tonë, mes të cilave edhe Agon Channel.

Ai akuzohet për pastrim parash.

VENDIM

Nr. 1110,

datë 9.12.2015

PËR PËRCAKTIMIN E MINISTRISË SË ENERGJISË DHE INDUSTRISË, SI ORGANI I INTERESUAR, DHE AUTORIZIMIN E SAJ PËR TË LIDHUR SHTESË KONTRATE, NËPËRMJET AVOKATURËS SË SHTETIT, ME FIRMËN AVOKATORE “WRAGGE LAËRENCE GRAHAM & CO LLP”, PËR PËRFAQËSIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË ÇËSHTJET E ARBITRAZHIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR HYDRO S.R.L., CONSTRUZIONI S.R.L., FRANCESCO BECCHETTI, MAURO DE RENZIS, STEFANIA GRIGOLON DHE LILIANA CONDOMITTI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 7, 5, pika 1, shkronja “b”, 12, pikat 2 e 6, 15, pika 8, e 18, pika 2, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Përcaktimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si organin e administratës publike të interesuar në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Hydro S.R.L., Construzioni S.R.L., Francesco Becchetti, Mauro de Renzis, Stefania Grigolon dhe Liliana Condomitti.
  2. Autorizimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që, nëpërmjet Avokaturës së Shtetit, të lidhë shtesë kontrate, me firmën avokatore “Wragge Laërence Graham & Co LLP”, e cila është përzgjedhur nga Avokatura e Shtetit përmes një procedure konkurruese për përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në dy çështje arbitrazhi ndërkombëtar, të inicuara nga persona fizikë ose juridikë, pjesëtarë të grupit Beçhetti.
  3. Shtesa e kontratës të rregullojë përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Hydro S.R.L., Construzioni S.R.L., Francesco Becchetti, Mauro de Renzis, Stefania Grigolon dhe Liliana Condomitti.
  4. Shpenzimet për pagesën e firmës avokatore ndërkombëtare, në vlerën 1 950 000.00 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) euro, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Një pjesë e vlerës prej 750 000 (shtatëqind e pesëdhjetë mijë) eurosh të përballohet, ashtu sikundër parashikohet në kontratën për ofrimin e shërbimeve ligjore, e lidhur ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, e përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit, dhe firmës avokatore ndërkombëtare “Wragge Laërence Graham & Co LLP”, nga buxheti i vitit 2015. Shuma e mbetur të përballohet nga buxheti i shtetit i viteve 2016 dhe i viteve të mëpasshme, në varësi të procedurave të arbitrazhit ndërkombëtar, sipas rregullave të të cilit gjykohen mosmarrë- veshjet me palë Republikën e Shqipërisë.
  5. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura