VENDIMI/ Hapen mbi 1 mijë vende punë në Administratën Publike

Feb 24, 2016 | 19:56
SHPËRNDAJE

Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë vendimin për hapjen e mbi 1 mijë vendeve vakante pune në Administratën Publike. Në vendim thuhet se, saktësisht janë 1 121 vende të ndarë në katër kategori.

mbledhje-qeverie-Rama

V E N D I M 

PËR 

PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2016, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2016 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 121, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:
  2. a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 12;
  1. b) Për kategorinë e mesme drejtuese 90;
  1. c) Për kategorinë e ulët drejtuese 273;

ç) Për kategorinë ekzekutive 746.

  1. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Shkenca kompjuterike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

  1. Institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2016 janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  1. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura