VENDIMI/ Profesionet e lira, ja sa do të paguani me ligjin e ri

Jan 27, 2016 | 19:20
SHPËRNDAJE

Ministria e Financave ka zbardhur vendimin për të detyrimet për profesionet e lira. Kontributet për sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore për këto profesione do të bëhet mbi bazën e pagave të referencës, që do të përcaktohet mbi bazën e disa kritereve.

RAMA MBLEDH QEVERINE - Kryeministri, Edi Rama duke folur gjate mbledhjes se pare te qeverise e cila eshte votuar sot ne parlament me 82 vota pro dhe 55 vota kunder.

Kjo do të thotë se të vetëpunësuarit, si profesione të lira do të paguajnë kontributet shoqërore dhe shëndetësore në bazë pagës që do të përcaktojë Qeveria. Ajo do të llogaritet sipas vjetërsisë, zonës ku ushtrohet profesioni, numrit të të punësuarve në kompani, por edhe referuar pagës në sektorin shtetëror për profesione të ngjashme.

Profesionet e lira
Profesionet e lira

Nga ndryshimet preken 5 mijë të vetëpunësuar në profesionet e noterit, avokatit, kontabilistit, stomatologut, farmacistit etj. Aktualisht, ata paguajnë kontribute mbi pagën 22 mijë lekë në masën 6556 lekë në muaj kontribute.

Vendimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura